Kandidati i LSDM-së për president të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski ka deklaruar se sot fituan të gjithë qytetarët, “do t’ju shërbej me përkushtim”.
“Populli imë, faleminderit. Ju falënderohem gjithëve maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve”.
“Do të jem president i shtetit nga i cili nuk do të turpëroheni as brenda e as jashtë vendit. Bashkë përpara”, tha Pendarovski.