OSBE-ODHIR: Zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike

albnews
By
1 Min Read

Vëzhguesit ndërkombëtarë përgjithësisht e vlerësuan si të qetë, pozitiv dhe demokratik rrethin e dytë për zgjedhjet presidenciale.

OSBE/ODIHR megjithatë me vërejtje për kodin zgjedhor. Një nga mangësitë që nënvizohen në këtë raport është fakti që nuk ka dispozitë ligjore që kërkon përditësimin e listës zgjedhore në harkun kohorë mes raundit të parë dhe atij të dytë.

Kjo privoi nga e drejta e votës personat që  rritën moshën 18 vjeçare mes dy raundeve dhe personat që në raundin e parë kanë pasur dokumente identifikimi me afat të skaduar. Shefja e misionit Jonker kërkoi nga pushteti të fokusohet në reformat në legjislacionin zgjedhor.

Share This Article