Vihet gurë themeli i Muzeut të Historisë së Natyrës në Fushë Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Është vërë gurë themeli i Muzeut të Historisë së Natyrës sot nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, raporton Gazeta Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm për shkencën dhe arsimin e Kosovës,

“Ky muze synon që të mbrojë dhe ruajë koleksionet e natyrës së Kosovës, të shërbejë si një qendër studimore për shkencëtarët e fushës, si dhe të kontribuojë në programet arsimore dhe edukative për natyrën”, ka shkruar ai.

Sipas Veselit vetëm duke investuar më shumë në shkencë dhe arsim, mund ta përmirësojmë cilësinë e burimeve tona njerëzore dhe të zhvillojmë ekonominë në vend.

Share This Article