Meta: T’i rikthejmë sovranitetin popullit me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e kushteve të BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka apeluar sërish aktorët politike që ti qëndrojnë strikt marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Teksa ka publikuar një grafik me renditjen e Shqipërisë përkrah vendeve të konfliktit për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE, Meta thotë se Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”, tha Meta.

Meta apelon që tu rikthehet shpresa qytetarëve, duke e rikthyer sovranitetin në duart e popullit me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

Klasa politike mbetet akoma e ndarë për çështjen e hapjes së listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Ndërkohë mazhoranca nga ana tjetër është e vendosur për të shtyrë përpara këtë proces sipas propozimeve të saj, edhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Share This Article