Juncker pranon gabimet për Brexit dhe skandalin ”Luxleaks”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jean-Claude Juncker pranoi sot dy gabime të mëdha gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian, heshtjen gjatë fushatës së referendumit për Brexit dhe reagimin shumë të vonuar rreth skandalin ”Luxleaks’’.

Kreu i ekzekutivit evropian bëri një bilanci përgjithësisht pozitiv në prani të media për presidencën e tij, e cila përfundon në fund të muajit tetor pasi vuri në dukje në veçanti rinisjen e investimeve dhe uljen e papunësisë në BE që nga viti 2014.

Ai gjithsesi pranoi dy gabime, vendimin për të mos ndërhyrë në debatet e nxehta që shënuan fushatën e referendumit në Britaninë e Madhe në 2016, që çoi në vendimin e Brexit.

”Unë dëgjova qeverinë britanike, dëgjova Cameron (David Cameron në atë kohë mbante postin e kryeministrit konservator britanik) pasi ai më tha të mos ndërhyja në fushatën e Brexit’’, pohon Juncker.

Gabimi tjetër i pranuar sot nga Jucker përfshin skandalin ”Luxleaks”, kjo çështje që nxori në dritë marrëveshjet e arritura në Luksemburg mes kompanive dhe administratës së vendit për të paguar më pak taksa./ATSH/

Share This Article