Ka shkuar në mbi 1 milion numri i viktimave nga Covid-19, përkatësisht 1,002,402.
Ndërkohë, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 12 milion, përkatësisht 33,307,577 sipas Worldometers.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 209,453 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 141,776, dhe India me 95,574.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 24,638,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 476 milion raste aktive që presin të shërohen.