Arsenali ka eliminuar Liverpoolin nga Kupa Carabao në Angli, duke e mposhtur në fazën e 1/8 së finales.
“Topçinjtë” kaluan tutje pas triumfit në penalti. Ndeshja e rregullt prej 90 minutash u mbyll baras pa gola.
Në penalti, te Liverpooli penaltinë e humbën Divock Origi dhe Harry Wilson, ndërsa tek Arsenali Mohamed Elneny.
Në fund, Arsenali triumfoi 5:4 në penalti.