Presidenti Ilir Meta konferencën e sotme e ka nisur me çështjet ku Shqipëria është paditur në Gjykatat Ndërkombëtare dhe detyrimet që ka ose mund të ketë për t’i paguar në shifra miliona euro.
Ai i bën thirrje qeverisë që të jetë transparente dhe të mbrojë interesat e taksapaguesve, dhe nga ana tjetër thekson se shteti s’mund të marrë borxhe pa fund për të shlyer dëmet nga korrupsioni i kryeministrit dhe ministrave apo vartësve të tij.
PresidentI ka bërë edhe një paralajmërim se çdo firmë që hidhet në këtë vend sot, çdo zyrtar do të mbajë përgjegjësi nesër. Kjo gjendje po e çon vendin drejt humnerës. Shqipëria po shpopullohet, 12 banorë po ikin nga vendi për 1000 shqiptarë.
Një sekt i cili ka zënë për gryke Partinë Socialiste, po tenton të zërë për gryke gjithë Shqipërinë. Edi Rama po zhbën edhe ato punë që kanë bërë socialistët e vërtetë. Gjatë pyetjes së gazetarëve se përse po bëhen këto përpjekje për mos ti hapur listat 100%, Meta është përgjigjur se Rama ka frikë se socialistët e vërtetë nuk do ta votojnë, dhe ai i trembet asaj.
Listat e hapuar ishin mashtrim i Ramës, për të prishur marrëveshjen.
Pyetjes tjetër pse e ktheu presidencën në teatër, a ishte normale Presidenti u përgjigj:
Normale nuk është të prishet Teatri Kombëtar në kulmin e pandemisë dhe gartantoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet pëersëri si ishte dhe ku ishte.
Pyetja: A do ta refezoni me dekret Kodin Zgjedhor ?
“Për mua e rëndësishme është të mos shkelet 5 qershori. Unë nuk do të lejoj që një sekt të marrë peng shtetin”, e mbylli konferencën Meta