Klopp: Finalja e Europa League në Baku, qesharake

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates following his sides victory in the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp që do të luajë në finalen e Champions Leagues për herë të dytë me radhë, pas e eliminoi Barcelonën, mendon se vendimi që finalja e Europa League të luhet në Baku, është shumë qesharak.

Edhe pse Madridi, sipas tij, është i shtrenjtë, e kupton vendimin e UEFA-s, por pse në Baku?

“Mendoj se Madridi është i shtrenjtë, por të paktën nuk duhet të shkosh në anën tjetër të botës. Të shkosh në Baku për finalen e Europa Leagues është shumë qesharake. Këta djem që marrin vendime të tilla, nuk e di çfarë hanë për mëngjes?”, u shpreh Klopp.

“Vitin e kaluar ishim në Kiev, një qytet i mrekullueshëm, por për një ekip në pjesën tjetër të botës nuk është destinacion i pëlqyeshëm”.

“Madridi është i përgatitur për festën që do të bëhet atje, por Baku? Nuk kam asnjë ide si shkohet atje, apo nëse ka një linje të rregullt fluturimesh. Këta vendime duhet të jenë më të arsyeshme, më duken të paarsyeshme”, shtoi mes tjerash Klopp.

Liverpooli në finale të Champions League do të ketë punë me Tottenhamin, kurse edhe në Europa League do të përballen dy ekipe angleze: Arsenal vs Chelsea.

Është hera e parë në histori që katër klube të një shteti përballen me njëra tjetrën në një sezon në finale të dy garave më të mëdha evropiane.

Përveç kësaj, edhe finalja e Superkupës së Evropës, që do të luhet në gusht, do të jetë krejtësisht angleze.

Share This Article