Gjatë prezantimit të Platformës Online për bashkëbisedim në PS, kryeministri Edi Rama foli edhe për ndryshimet kushtetuese dhe për Kodin Zgjedhor.
Kreu i mazhorancës dha lajmin se, ky Kod do të votohet nesër në parlament.
“Nesër në parlament do të kalohet. Shumica kushtetuese është ajo që vendos në fund të ditës. Mjafton të marrë 84 vota dhe është ligj. Nuk e ve njeri në diskutim”, tha Rama.