Gjatë konferencës për shtyp Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, duke komentuar edhe përplasjen Haliti-Valteri j’u ka dalë në krahë naftëtarëve të Ballshit.
“Ndërsa naftëtarët e Ballshit vijojnë të jenë në grevë urie për bukën e gojës, e djersën e ballit batakçinjtë e delenxhinjët bëjnë show sikur vriten e rrihen,” u shpreh Vasili.
“Naftetarët vazhdojnë për ditë të tëra në grevë urie. Ata janë në grëve urie për bukën e gojës dhe për djersën e ballit që ia ka grabitur qeveria
Naftëtarët po luftojnë me jetën, janë pa ngrënë. Pra po luftojnë për mbijetesën. Ndërsa batakçinjtë bëjnë show në parlament.
Naftëtarët janë në të drejtën e ligjit. Jo pak herë kanë parë si fryhet Rama, u ka premtuar lloj lloj mashtrimesh sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur.
Greva e urisë është e dyta pas asaj të mbajtur në gusht, që u mbyll vetëm pas dhënies së 3 pagave”, tha Vasili.