Në protestë janë duke marr pjesë edhe aleatë të Partisë Demokratike.
Në protestë po marrin pjesë Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Do të marr pjesë gjithashtu Fatmir Mediu.
Bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë nga protestuesit.
Paloka në një deklaratë tha se “janë marrë njerëz që nuk kanë lidhje me protestën.Nuk do ta kenë të lehtë përballjen me qytetarët.”
Ai shtoi gjithashtu “Ky tubim, shenjë proteste ndaj dhunës policore. Kjo është policia e krimit, e Ramës dhe Lleshajt. Shqipëria rrezikon të kthehet në diktaturë.”
Kujtojmë se protestuesit janë mbledhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme, por kryetari i PD-së nuk ka ardhur ende.
Top Channel