Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënon se do t’u heqë imunitetin që mbulon kompanitë Facebook dhe Twitter për përmbajtjen e postuar nga palë të treta në platformat e tyre.
“Shfuqizoni Seksionin 230!”, shkroi ai në Twitter, duke iu referuar rregullit që mbron mediet sociale duke i hequr ata nga çdo përgjegjësi.
Ndërkohë, llogaria zyrtare në Twitter e fushatës së Donald Trump është bllokuar.
Mike Hahn, nga stafi i Trump, shpjegon se “llogaria @TeamTrump u pezullua pasi presidenti e etiketoi Joe Biden si një gënjeshtar”.