Brazili do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brazili planifikon të përdorë vaksinën kineze kundër koronavirusit, si pjesë të planit kombëtar të imunizimit, kanë bërë me dije autoritetet.

Guvernatori i São Paulo-s, João Doria tha se qeveria federale ka rënë dakord për blerjen e 46 milionë dozave të vaksinës kinese CoronaVac. Ai shtoi gjithashtu se programi i imunizmit mundet të fillojë përpara janarit të 2021-shit, duke u bërë ndoshta vendi i parë në botë që merr këtë masë.

Kujtojmë që Brazili është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, Brazili ka raportuar afërsisht 5.3 milionë raste. Më këtë shifër Brazili renditet i treti në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë për numrin e të infektuarve.

Gjithashtu, vendi i Amerikës latine ka raportuar rreh 155 mijë viktima nga Covid-19, duke e bërë të renditet i dyti pas SHBA për numrin e viktimave.

Share This Article