Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe në nder të major, Klodjan Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
“Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në facebook.
Postimi
“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe.Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni.
Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!🇦🇱”- shkruan ai.