Kroacia po vazhdon të përballet me situatë të rëndë sa i përket pandemisë. Në 24 orët e fundit, në këtë vend janë shënuar 18 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe 2.776 raste pozitive, kanë bërë të ditur mediat kroate të enjten.
Numri i rasteve aktive në Kroaci është 14.031, me prej tyre 985 janë në trajtim spitalor. Në respiratorë janë 71 pacientë.
Deri më tash, në Kroaci janë regjistruar 43.775 raste pozitive me koronavirus, derisa 511 prej tyre kanë vdekur.
Autoritetet kroate kanë njoftuar se nga fillimi i pandemisë 475.994 mostra janë testuar për COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer gati 10.000 teste.