Xherdan Shaqiri është shumë i lumtur që në ndeshjen e parë në Premierligë këtë edicion la gjurmë dhe e ndihmoi Liverpoolin të fitojë kundër West Ham United.
29-vjeçari e zëvendësoi Curtis Jonesin në minutën e 70-të kur ekipi i tij po barazonte 1-1 dhe dërgoi një top të bukur për Diogo Jotan që e mposhti Lukasz Fabianskin.
Shaqa është përfshirë shumë pak në planet e Jurgen Klopp këtë sezon, por shpreson ajo mbrëmje të ndryshojë gjithçka.
“Është gjithmonë mirë që të përfshihem. Isha i lëndua disa herë dhe ka qenë e vështirë për mua deri tani”, tha ai për faqen zyrtare.
“Jam shumë i lumtur që më janë kthyer minutat. Kam punuar që të jem i shëndosh dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.
“Ishte thjesht fantastike, Natyrsht, zëvendësimet gjithmonë tentojnë të ndryshojmë ndeshjet dhe ne kishim nevojë për këtë, kështu që ishte fantastike”.