Tridhjetë e dy gazetarë dhe bashkëpunëtorë të shtypit janë vrarë që nga fillimi i vitit në ushtrimin e profesionit të tyre, njoftoi organizata ”Reporterë pa Kufij”, me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare për Fundin e Mosndëshkimit për Krimet kundër Gazetarëve.
”Shifra është një numër më i ulët krahasuar me 2019 për shkak të krizës shëndetësore, por që mbetet sërish shqetësuese”, nënvizon organizata.
OJQ përsërit thirrjen Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për të krijuar një post të posaçëm për sigurinë e gazetarëve.