Sërish një numër i lartë të vdekurish prej Covid në Shqipëri. Njëlloj si ditën e djeshme edhe këtë të hënë kanë vdekur 9 pacientë prej koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1446 testime, kanë rezultuar të infektuar plot 321 persona në 24 orët e fundit.
Ndërkohë situata në tre spitalet Covid është rënduar. Aktualisht po trajtohen plot 328 persona.

Kujtojmë se brenda dy ditëve kanë vdekur 18 persona, një rekord i ri gjatë gjithë shtrirjes së pandemisë në Shqipëri, duke filluar që nga marsi. Ndërsa numri i të prekurve brenda dy ditëve shkon në mbi 600 raste.