Armenia akuzon Azerbajxhanin se ka përdorë fosfor të bardhë

albnews
By
1 Min Read

Ministria e mbrojtjes së Armenisë raportonte dje se ushtria e Azerbajxhanit ka përdorur municione me fosfor të bardhë, i ndaluar ndërkombtarisht, në disa nga sulmet në republikën e Artsakh (e njohur si Nagorno-Karabak).

Pas publikimit të pamjeve, burime alternative thonin se në fakt Armenia po shfrytëzonte shpërthimin e depos së saj të fosforit të bardhë, për të fajësuar Azerbaixhanin.

“Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe konventës së Gjenevës”, shkruante ministria në deklaratën e saj. Ushtria armene dhe disa media shpërndanin video ku dukej përdorimi i municioneve të ndaluara zjarrvënëse.

Konventa Ndërkombëtare e armëve konvencionale ndalon përdorimin e armëve zjarrvënëse në zonat civile dhe ky armatim mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje.

Ministria e mbrojtjes së Azerbajxhani i quajti raportimet “të pabaza” duke shtuar se nuk zotëron armë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare.

Azerbaixhani ka nisur një fushatë ushtarake për të marrë kontrollin e krahinës së populluar me armenë, brenda territorit të tij Nagorno-Karabakh.

Share This Article