Masat antiCovid, pezullohet falja e namazit të xhumasë në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inami i Komunitetit Shqiptar në Londër, Mehmet Stublla, ka njoftuar besimtarët shqiptarë se është pezulluar falja e namazit të xhumasë në O2 Centre, 255 Finchley Rd, London NW3 6LU, për shkak të mbylljes nga Covit-19 deri më 2 djetor.

Ai ka bërë të ditur se është ndalur falja e xhumasë përkohësisht në përputhje me udhëzimin e Qeverisë së Mbretërisë së Madhe, i cili nuk lejon që lutjet me xhemat të mbahen prej datës 5 nëntor 2020 deri më 2 dhjetor 2020, si masë parandaluese e perhapjes së virusit Covid-19.

Njoftimi i Imamit:

Të nderuar vëllezer/motra, Ju njoftojmë se falja e namazit të xhumasë në:

O2 Centre , 255 Finchley Rd, London NW3 6LU është pezulluar perkohësisht në përputhje me udhëzimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i cili nuk lejon që lutjet me xhemat të mbahen prej dates 05 Nëntor 2020 deri më 02 Dhjetor 2020 si masë parandaluese e perhapjes së virusit Covid 19.

Lusim Zotin e Lartësuar që sa më lehtë të kalojë kjo gjendje! Me respekt: British Albanian Muslim Community.

Share This Article