I ftuar në RTV Ora, ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford komentoi zgjedhjet në SHBA dhe sondazhet e bëra atje.
Ai shtoi se beson se kjo çështje mund të shkojë edhe në gjykatë si një palë e tretë, pasi Trump është ankuar për votat që kanë ardhur më vonë.
“Besoj se teknologjia ka ndryshuar. Njerëzit nuk janë shumë të hapur për tu treguar shumë të sinqertë në sondazhe. Në momentet e fundit jemi rrotë më rrotë. Kjo është një gjë e mirë për ne. Republikanët kanë fituar kongresmenë dhe guvernatorë. Deri më tani është pozitive situata.
Pesha e vendimeve të qeverisë nuk do të jetë në Uashington, por do të qeveriset në shtete. Besoj se kjo çështje mund të shkojë edhe në gjykatë si një palë e tretë, pasi Trump është ankuar për votat që kanë ardhur më vonë. Ne kemi mënyra me të cilat mund të votojmë më herët, por jo ë vonë.
Në SHBA ka pasur edhe raste që ka pasur njerëz që kanë votuar në emër të të vdekurve. Sigurisht që ka pasur parregullsi, por nuk duhet të nxitohemi, te presim në përfundimin e gjithë procesit”, tha ai.