Pas 3 dekadash, thirrjet për politikën shqiptare mbeten thuajse të njëjta, lënia mënjanë e interesave personale e partiake, në të mirën e përbashkët të vendit. Në 30 vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit, arqipeshkvi i Shkodrës Angela Massafra u kërkoi drejtuesve të politikës ti japin një hov të ri vendit.
Në 30 vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri dhe në 4 vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike, një thirrje e fortë shkoi për politikën që afrimi fushatës për zgjedhjet e 25 prillit e ka përfshirë në debate dhe akuza!
“Politikanë të dashur ju lus që të mos kërkoni të mirën personale, por të mirën e popullit tonë. Tani i kemi në dorë fatet e jetës dhe kishës sonë.”
Ndërsa besimtarëve arqipeshkvi i Shkodres Angelo Massafra u kërkoi të tregohen të kujdesshëm e të mos bëhen vegla në duart e atyre që duan të eklipsojnë Zotin
Ai përmendi një sërë faktorësh negativ që po godasin shoqëritë tona.
“Mos lejoni të bëheni vegla me ata që duan të eklepsojnë zotin. Mos bini pre e vrasjeve, drogës dhe vjedhjev.”
Pas meshës së shenjtë në katedralen e Shkodres me pjesmarrjen e ipeshkvinjve shqiptarë, u organizua proçesioni drejt varrezave të Rrmajit.