Presidenti i Republikës, në një ceremoni solemne të zhvilluar në institucioniun e presidencës, ka vlerësuar me titullin ”Mjeshtër i Madh” disa prej emrave më të njohur të Tiranës në futboll.
Vlerësimi i kreut të shtetit vjen me rastin e 100-vjetorit të klubit legjendar shqiptar.
”Kam nderin të vlerësoj disa nga futbollistët, që me shumë dashuri kujtohen. Nderojmë sot Osman Memën me Mjeshtër i Madh, nga familja që ndër vite ka nxjerrë futbollistë cilësorë. Osman Mema ka qenë një mbrojtës i shkëlqyer, vlerave sportive, qytetare e demokratike.
Vlerësojmë Bedri Omurin, lojtar profesionist i klasit të lartë, nga mbrojtja në golashënues befasues.
Të palodhurin, mbretin e krahut të djathtë, Millan Baçin. Golashënuesin e spikatur, mësuesin, trajnerin, Edmond Dizdarin.
Futbollistin e talentuar, lojtarin korrekt, Mirel Josa. Edhe sot gjethemi të kujtojmë golin e tij me Belgjikën e Madhe. Lojtari me kontribute të cmmuar Artur Lekbellon. Apo siç i kemi thënë Tushen, sepse unë e kam ndjekur që në ndeshjen e parë me të rinjtë ndaj Qipros, pasi çimi vellai i tij ishte shok klase me mua. I uroj sa më shumë shëndet.
Mbrojtësin, kapitenin e jashtëzakonshëm. Krenar Alimehmetin. Histori e rëndësishme dhe unë kam patur kënaqësinë t’i përkrah në shkallët e stadiumit. Madje edhe pak kohë komentator. Iu drejtohem juve në sukseset e arritura, dhe tek fëmijët që duan në fushën e blertë për të kultivuar dëshirën.
Përshëndes trajnerët e Tiranës, që kanë kontribuar në rezultatet që nga Selman Stërmasi e deri tek Alban Tafaj e shumë emra të shquar e të mëdhen. Suksesi i tyre erdhi me talent e punë. Për ngjyrat e ekipit, ngjryat kuqezi. Sporti nuk është vetëm aktivitet individual, por edhe i madh shoqëror. Forcon shëndetin, dhe kur arrin rezultate si ato tuajat krenon gjithë vendin”, tha Meta.