Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu nga ku ngriti alarmin duke u shprehur se situata me koronavirusin në vend është në kolaps.
Basha i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen atij dhe opozitës në përpjekjet për presion maksimal ndaj qeverisë për t’i dhënë zgjidhje situatës.
“Shifrat nuk janë reale, nuk ka emra dhe mbiemra. Raportimet false, situata në kolaps. Shqetësimi im shëndeti i njerëzve. Thirrje qytetarëve për t’iu bashkangjitur përpjekjeve të mia dhe të opozitës për presion maksimal ndaj qeverisë për këtë situatë. Shifrat e qeverisë dhe ministrisë janë false, kam të dhëna nga të njohurit e mi, raportimet nuk janë të vërteta situata është në kolaps”, tha ndër të tjera Basha.