Maqedoni. 15116 raste aktive me Covid-19, nuk do të ketë karantinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet shëndetësore thonë se ka kapacitete të mjaftueshme spitalore për pacientët me COVID-19 dhe se për secilin prej tyre bëhet ajo që është e nevojshme.

Për momentin mendojnë se nuk ka nevojë për karantinë ose vendosje të orës policore, pasi i presin rezultatet e masave të deritanishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoni 15.116 raste janë aktive me COVID-19.

Ministri Venko Filipçe, dje tha se në klinikat interne ka shtretër të mjaftueshëm të lirë.

Ai apeloi tek qytetarët që t’i respektojnë masat, sidomos ndalesën për grupim në ambiente të hapura e cila me vendim të Qeverisë, do të vlejë gjatë gjithë ditës.

Share This Article