Dhjetëra njerëz raportohen se janë marrë peng në një kompani lojërash në Montreal.
Gazeta lokale “The Journal Montreal” raportoi të premten se pengjet ishin në zyrën e Ubisoft.
Disa punonjës patën mundësi të largoheshin nga ndërtesa por disa të tjerë mbetën brenda dhe po strehohen në një terracë, në anën tjetër të daljeve emergjente.
Të tjerë kanë barrikaduar veten brenda një dhome konferencash, sipas stafit të cilët arritën të ikin, përcjell DailyMail.
Policia është në vendngjarje.