Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur nëtë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 619 raste të reja.
Rastet e reja kanë dalë nga 1.777 mostra të kryera.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Mal të Zi si pasojë e koronavirusit është rritur në 405, kurse i të prekurve në 28.392.
Numri i rasteve aktive është gati 10.000.