Gjykatësi i Speciales: Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e gjykimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guilloi gjatë konferencës statusore të çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka thënë se në seancën e sotme nuk do të caktohet data për fillimin e gjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Express.

Përderisa nga Prokuroria është kërkuar që gjykimi të fillojnë në qershorin e vitit 2021, një kërkesë të tillë e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.

Gjykatësi Guilloi theksoi se sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejt do të vazhdohet me procedurën e gjykimit.

Në anën tjetër prokurorja e rastit ka thënë që jo i gjithë materiali ka nevojë për redaktim.

Sipas saj, do të  duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh, për dorëzim.

“Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit. Do të na duhet katër deri gjashtë ditë punë për informacione për nxjerrjen e materialit, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”.

Share This Article