Me vetë faktin që Bullgaria na ka njohur e para, ajo faktikisht e ka njohur edhe gjuhën dhe identitetin tonë. Këtë në intervistë për agjencinë bullgare BGNES e ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Ai megjithatë nuk foli për atë që doli në opinion se Maqedonia dhe Bullgaria kanë këmbyer dokumente për tejkalimin e çështjeve të hapura.
“Bullgaria është vendi i parë qe e njohu sovranitetin dhe shtetin tonë. Duke njohur sovranitetin e shtetit, automatikisht e pranon edhe të drejtën tonë të vetë-përcaktimit dhe këtu nuk ka dilemë se realiteti është se ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhë maqedonase. Në fund të fundit kjo është ndjenjë, kjo është e drejtë. Secili mund të vetë-përcaktohet si do, si ndjehet”,tha Zoran Zaev, kryeministër.
Megjithatë në një pjesë të intervistës, tha se popujt në pjesë të Maqedonisë dhe Bullgarisë flasin gjuhë të ngjashme.
“Unë e mbaj mend takimin, jam nga Strumica. Atë që kemi bërë me Petriçin, e dini se qytetarët e Strumicës dhe Petriçit flasim gjuhë të njëjtë sepse jemi shumë afër… E tani kjo është maqedonisht apo bullgarisht…e tillë është. Aq jemi të afër si njerëz”, deklaroi, Zoran Zaev, kryeministër.
Në lidhje me çështjet historike, Zaev u përgjigj ashtu siç ka kërkuar pala bullgare ditëve të kaluara. A ka hequr dorë Zaev nga pakica në Bullgari, kur tha se nuk kemi pretendime për pakicat, që është theksuar nga pala bullgare në lidhje me maqedonasit në Bullgari. Ai tha se vendi ynë me Bullgarinë ka histori të përbashkët, se Goce Dellçev është personazh historik edhe i Bullgaris[ edhe për Maqedonisë, ndërsa Bullgaria nuk ka asgjë të përbashkët me fashizmin, dhe se, ashtu siç pohonin edhe autoritetet bullgare, ajo ka qenë administratë.
“Ne tashmë kemi ndërruar rreth 20 tabela në vend ku shkruan – pushtuesi fashist bullgar. Kjo nuk është ashtu, Bullgaria nuk është fashiste. Bullgaria është mikja jonë. Ka pasur administratë e cila në atë moment, në fillim pastaj edhe Bullgaria u ngritën bashkë me antifashizmin për të luftuar për lirinë e demokracisë dhe është pjesë e frontit antifashist”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Zaev tha se po flet në emër të gjithë popullit të Maqedonisë, ndërsa e gjithë gjendja me përçarjen mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është trashëguar nga gjeneratat e mëparshme.