Varroset legjenda Maradona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga futbollistët më të njohur në histori, Diego Armando Maradona, është varrosur të enjten në Argjentinë.

Vdekja e Maradonës të mërkurën, në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër, ka mërzitur gjithë botën e futbollit që e ka kujtuar një gjeni të fushës, por që jetoi më pas me shumë probleme.

Në një ditë me plot emocione, ish-kampioni i botës u varros në periferi të Buenos Airesit në një ceremoni private mes familjarëve e miqve të ngushtë.

Mijëra tifozë në gjithë botën nëpër rrugë nderuan Maradonën gjatë gjithë ditës.

Në Argjentinë, janë shpallur tri ditë zie.

Share This Article