Connect with us

Albania

Sot 76-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë

Published

on

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Advertisement

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Historiku

Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë, fronti i dytë akoma nuk ishte hapur. Në Itali, trupat anglo-amerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë.

Advertisement

Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare urdhëroi gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigade V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Një nvarg përpjekjesh u zhvilluan në Pezë e Tropojë. Fitoret e Ushtrisë nacionalçlirimtare, në pranverën e vitit 1944, sollën një të çarë të madhe në gjirin e reaksionit të brendshëm, radhët e të cilit filluan të shthureshin. Rritja e vazhdueshme e LNÇl alarmoi dhe anglo-amerikanët. Oficerët anglezë pranë Abaz Kupit e Nik Sokolit u vunë në lëvizje. Ata u munduan ta rigruponin reaksionin e brendshëm, ta organizonin dhe ta hidhnin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Majori anglez Nill, që në atë kohë qëndronte në malin e Cukalit, hyri në marrëveshje me “Lidhjen e Shkodrës”, me të cilën përcaktuan planin e veprimeve të përbashkëta kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare.

Në këtë kohë, para Këshillit të Përgjithshëm nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste Shqiptare shtrohej si detyrë kryesore çështja e forcimit të mëtejshëm të pushtetit popullor, e krijimit të bazës juridike të këtij pushteti, e krijimit të një organi ekzekutiv, me funksionet e qeverisë së përkohshme, dhe e vazhdimit të mëtejshëm të revolucionit popullor për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Për këtë arësye, Këshillii Përgjithshëm nacionalçlirimtar më 24 maj 1944, thirri, në qytetin e lirë të Përmetit, Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar. Aty u morën vendime të tilla që u bënë baza e kushtetutës sonë të re. u vendos të shkatërrohej pushtetii vjetër dhe të sanksionohej pushtetii ri. Ky kongres paralajmëroi imperialistët, se historia nuk do të përsëritej më si dikur në Kongresin e Berlinit nga Bismarku. Kongresi paralajmëroi imperialistët anglo-amerikanë, se anijet e tyre nuk mund të zbarkonin në Durrës mbretin Zog. Kongresi historic i Përmetit dha urdhër Ushtrisë nacionalçlirimtare që të marshonte përpara mbi armikun, për çlirimin e Shqipërisë Brenda afatit të caktuar nga komiteti qendrori Partisë.

Në këto rrethana, gjermanët, së bashku me tradhëtarët e vendit, vendosën të shpërthenin një mësymje të re të përgjithshme, me qëllim që të ndalonin mbledhjen e Kongresit të Përmetit, të asgjesonin ushtrinë nacionalçlirimtare. Gjatë muajve prill e maj, pushtuesit gjermanë grumbulluan forca të shumta balliste, të Legalitetit, indipendentëve, xhandarë e mercenarë të të gjitha ngjyrave. Mësymja filloi më 28 maj, në katër drejtime kryesore: Korçë, Elbasan, Berat e Përmet. Luftime të ashpra u zhvilluan kudo. Repartet partizane, duke u tërhequr në mënyrë të organizuar, ngritën një varg kurthesh, qëi shkaktuan dëme të mëdha armikut.

Advertisement

Duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Përmetit, për çlirimin e Shqipërisë, më 26 qershor, pikërisht ditën që gjermanët njoftuan me bujë “kikuidimin e bandave komuniste” në Jug, Divizionii kaloi Shkumbinin dhe marshoi drejt Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. (29) Brigada V, në Qafështamë, ndeshet me forcat të shumta zogiste, me Abaz Kupin në krye, të cilati shpartalloi. Brigadei shpartalloi forcat mercenare në afërsi të Dibrës e të Peshkopisë, ndërsa BrigadaiV çliroi pjesën më të madhe të Matit.

Kalimi i forcave të Divizioniti në Veri nuk ishte vetëm një grushti fortë në shpinë të armikut, në qendrën e reaksionit në Shqipërinë e Veriut, por edhe njëinkurajimi madh për gjithë punën e partisë në këto zona. Organizatat e partisë dhe levat e tyre u aktivizuan më shumë në punë. Njësite të Ushtrisë nacionalçlirimtare që vepronin në këto zona, u hodhën në veprime më të zgjeruara dhe më të organizuara luftarake, kundër forcave të armikut. Armiku filloi të goditet kudo në Dibër, Zerqan, Mat, Pukë, Krujë dhe në Malësinë e Shkodrës. U kryen një sërë atentate në qytetin e Shkodrës kundër spiunëvë dhë tradhëtarëve nga njësiti guerrili qytetit.

Armiqtë u gjënden ngushtë. Ata nuk gjenin dot qetësi në asnjë vend. Ata pësonin goditje kudo dhe në çdo kohë. Kjoi lodhi shumë forcat e tyre. Për të normalizuar këtë gjendje, ata e gjetën të udhës që në fillim të drejtonin të gjitha forcat e tyre kundër Divizioniti, të lanin hesapet me te dhe pastaj të likuidonin forcat më të vogla të ushtrisë nacionalçlirimtare vendase. Pikërisht për këtë, forcat tradhëtare dhe gjermanët ndërmorën, një sulm të organizuar kundër Divizioniti në Mirditë, Mat dhe Peshkopi, repartet e të cilit luftuan me heroizëm dhe dolën nga rrethimi, duke kaluar menjëherë në kundërsulm. Ja çfarë shkruan për këtë sulm të kombinuar midis gjermanëve dhe tradhëtarëve të vendit anëtarii misionit anglez pranë shtabit të Abaz Kupit, majori Emery.” Më 11 korrik Mustafa Kruja, Mark Gjon Markaj dhe Fiqiri Dineja erdhën nga Tirana për t’u takuar me Abaz Kupin… Përpara rrezikut të vdekjes, kundërshtimet e tyre u harruan dhe vendosën të bashkohen.. kundër armikut të përbashkët. ç’u bisedua atë natë, nuk u zbulua kurrë, por ngjarjet treguan vijën e përgjithshme të ndarjes së punës, për të cilën ranë në marrëveshje….Mark Gj. Markaj ngriti pasuesit e tij për mbrojtjen e Mirditës, kurse bajraktari Doda shkoi në ndihmë të Matit,,, Fiqiri Dineja organizoi mbrojtjen e Dibrës dhe mori kryesinë e qeverisë kolaboracioniste. Qëllimii tij ishte të mobilizonte të gjitha burimet e shtetit shqiptar, për të luftuar kundër partizanëve bashkë me ndihmën aktive gjermane. Abaz Kupi shkoi të riokupojë Shën Palin. Komiteti zogist mori me qira një numër automjetesh në kryeqytet, me të cilat Abaz Kupi dërgoi forcat e tij në Qafështamë…Trupat gjermane u dërguan në Mat me këshillën e Mustafa Krujës”. Kjo gjendje mjaft alarmuese shqetësoi krerët e organizatave tradhëtare, bajraktarë e kler në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. “Besëlidhja e Shkodrës”, pothuajseishte shpërndarë. Krerët e reaksionit të Shkodrës, më shumë se kushdo tjetër, e vlerësonin këtë gjendje të rrezikshme për ta; prandaj kërkuan me këmbëngulje që të organizoheshin, të shtoheshin dhe të forcoheshin repartet e xhandarmërisë dhe forcat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave mercenare, të cilat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave partizane. Gjon Mark Gjonaj, me ndihmën aktive të klerit katolik, mobilizoi në nënprefekturat Mirëditë, Pukë dhe Lezhë rreth 400 mercenarë me rrogë dhe mbasii veshi dhei armatosi, një pjesë e dërgoi kundër Divizioniti.

Advertisement

Patër Anton Harapi nisi me urgjencë, me mission, në Malësinë e Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët e kësaj krahine, në veçanti me tradhëtarin Preng Cali, që të grumbullonin forca dhe të niseshin në dispozicion të parisë së Shkodrës, e cila kërcënohej nga rreziku komunist. Patër Mëhill Miraj, së bashku me klerikë të tjerë, që shërbenin në atë zonë, bindi bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, të cilët vunë në dispozicion të krerëve të reaksionit të Shkodrës rreth 300 mercenarë, të prirë nga vetë patër Mëhill Miraj.

Në të njëjtën kohë, monsinjor Gaspër ThaçI dhe patër Anton Harapi urdhëruan klerikët e Dukagjinit, me në krye patër Dioniz Makajn, për të biseduar me krerët e Dukagjinit, të cilët ranë në marrëveshje me krerët e Shalës dhe të Shoshit dhe nisën për në dispozicion të Shkodrës rreth 400 mercenarë.

Të gjitha këto forca, dhe të tjera që grumbulluan krerët reaksionarë të prefekturës së Shkodrës, kishin për qëllim që t’I hidhnin në luftë kundër forcave partizane të Divizioniti dhe reparteve e njësive partizane të vendit. Këto forca mercenare zbritën nga Malësia në qytet, por këtu nuk u organizuan për qëllimin që u grumbulluan. Kjo, natyrisht, vetëm kështu duhej të ndodhte, për faktin se këto forca përbëheshin nga fshatarë të varfër, të gënjyer nga bajraktarët, vojvodët dhe klerikët me “rrezikun komunist”, që kërcënonte atdheun, e zotin, si dhe me premtimet e tyre boshe, për rroga e shpërblime të ndryshme.

Advertisement

Mercenarët ishin grumbulluar pra me mashtrime, ishin të pandërgjegjshëm për misionin që do të kryenin prandaj pjesa pjesa më e madhe e tyre, pa mbritur në Shkodër, u këthyen në shtëpi. Edhe ato pak forca që mbetën dhe që dërguan në front, u shpartalluan që në përpjekjen e parë me partizanët.

Gjendja e krijuar në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Mobilizoi së tepërmi edhe misionet angleze, që ndodheshin në vise të ndryshme të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Këta forcuan kontaktet me bajraktarët dhe krerët e vendit, edhe me një numër klerikësh katolikë. Majori anglez Nil zhvilloi disa herë bisedime me patër Pal Dodajn, priftin e Gomsiqes, me ndihmën e të cilit mori takim me vëllezërit Kazazi, e, pak më vonë, me krerët e Legalitetit për Shkodrën. (35) në këtë kohë, nilli krijoi lidhje edhe me dom Pjetër Tushën, famullitar në fshatin Juban të Shkodrës, të cilin e përdori si ndërlidhës me arqipeshkvin e Shkodrës. Ndërkohë, Nga frika e partizanëve, me kërkesën e krerëve të klerit katolik, në këtë kohë pjesa dërmuese e klerikëve u paisën me armëbrezi nga gjermanët dhe mercenarët.

Për të penguar hyrjen e partizanëve në disa fshatra të Zadrimës, Pukës e Dukagjinit, me kërkesën e klerikëve të këtyre fshatrave, ju shpërdanë armë fshatarëve, të cilët në mënyrë të organizuar bënin roje vazhdimisht. Priftii Berishës dhe shokët e tij nëiballë të Pukës, në bashkëpunim me krerët reaksionarë të kësaj krahine që udhëhiqeshin nga Pal Bibë Mirakaj, organizuan një numër usullesh në këto zona, për kundër partizanëve. Simbas vendimeve të marra, katundi ose bajraku nuk duhej te lejonte partizanët të futeshin ne fshatrat e tyre. Në rastë se partizanët do të tentonin, ata duhej t’i godisnin me armë. Cilitdo vendas, që do të lidhej me partizanët ose do t’i udhëhiqte e ndihmonte ata, do t’i digjej shtëpia, do t’i konfiskohej pasuria dhe do të dëbohej nga fshati.

Advertisement

Në këtë kohë, nga shymë klerikë të fshatrave të Mirditës, Pukës, Malësisë së Madhe, Zadrimës, bile edhe Tuzit, u dërgoheshininformacione të shumta alarmuese krerëve të klerit katolik, mbi lëvizjet e partizanëve, mbi veprimet e tyre luftarake, mbi personat qëi përkrahnin dhe bashkëpunonin me ta.

Patër Pal Dodaj u afroi ndihmën e tij “bujare” partizanëve, kur ata vajtën një ditë në Gomsiqe; bile, ky spiuni vjetëri fashizmit,i këshilloi fshatarët e Gomsiqes që t’I strehonin partizanët në shtëpitë e tyre dhe, nga ana tjetër, msheftas, ashtu siç e kanë zakon klerikët katolikë,informoi forcat mercenare të Gjon Mark Gjonajt, të cilat, të nesërmen në mëngjez, bënë rrethimin e fshatit. Por më kot: partizanëtishin larguar nga fshati një orë para agimit.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.

Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.

“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.

“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.

Advertisement

“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Albania

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

Published

on

By

Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Advertisement

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Continue Reading

Albania

Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë

Published

on

By

Nga Victor Manuel Sanchez Valdes, NORO ESTE

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa, e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikanë me klane kriminale me origjinë shqiptare dhe ngre pyetjen: pse është bërë kaq e zakonshme lidhja mes organizatave të krimit të organizuar të Meksikës dhe Shqipërisë?

Në Meksikë dihet pak për mafien shqiptare, por ajo është shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, pasi, së bashku me ’Ndrangheta-n italiane, përbëjnë dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe, për rrjedhojë, janë ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kartelit të Sinaloas dhe Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG). Përveç Evropës, ajo ka prani edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, përmes emigrantëve me origjinë shqiptare të vendosur në këto vende.

Në fund të viteve ’80, si mafia shqiptare, ashtu edhe ’Ndrangheta ishin relativisht të vogla krahasuar me organizata të tjera kriminale, por nga vitet ’90 nisën të rriten falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të madh për shkak të ndjekjes penale nga qeveritë evropiane, si mafia siciliane (Cosa Nostra), Camorra napolitane, mafia ruse, mafia galiciane apo Union Corse. Në të gjitha këto raste, autoritetet gjetën anëtarë të gatshëm të spiunonin bashkëpunëtorët e tyre, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë udhëheqësve dhe i bëri këto grupe partnerë më pak të besueshme për kartelet meksikanë apo kolumbianë.

Advertisement

Ndërsa “spiunët” dobësonin këto mafie, kartelet meksikanë dhe kolumbianë gjetën te mafia shqiptare dhe ’Ndrangheta aleatët e duhur, pasi në të dy rastet bëhet fjalë për grupe kriminale të përbëra vetëm nga persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare – prindër, fëmijë, vëllezër, motra, xhaxhallarë e nipër – çka ul ndjeshëm rrezikun e tradhtisë, pasi lidhja e gjakut është vendimtare.

Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (rajon në jug të Italisë, prej nga e ka origjinën ’Ndrangheta dhe që karakterizohet nga të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të vendosin prani pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të madhe dhe zona me rritje të shpejtë ekonomike.

Për shembull, mafia shqiptare ka prani në qytete shumë të rëndësishme si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnej, Toronto, Madridi apo Roma, si dhe në porte me trafik të lartë tregtar në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpeni në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Advertisement

Duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes së drogave si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që është më e infiltruar në këto pika, ajo bëhet një aleate kyçe për organizata si Karteli i Sinaloas apo CJNG.

Por përveç këtyre dy arsyeve, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafien shqiptare: përveç rolit kyç në trafikun e drogës, ajo u ofron organizatave meksikane edhe qasje në një rrjet shumë të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, si Kina.

Shqiptarët investojnë në projekte imobiliare luksoze në të gjithë Evropën; janë pronarë kazinosh, hotelesh, qendrash turistike, spa-sh dhe restorantesh, por gjithashtu kanë krijuar aleanca me kinezë dhe turq për interesa në biznese të vogla me produkte të lira dhe pirateri në qytete të ndryshme.

Advertisement

Po ashtu, janë identifikuar operacione të tyre në qendrat kryesore financiare të Evropës, si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti apo Londra, si dhe blerje kriptomonedhash, përdorimi i platformave të lojërave elektronike apo mashtrime masive përmes mjeteve digjitale.

Në përmbledhje, mafia shqiptare është bërë një partnere shumë e vlefshme për kartelet meksikanë sepse është një nga blerëset më të mëdha të drogës, ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, ofron shërbime tepër të rëndësishme si pastrimi i parave dhe madje mund të sigurojë edhe armë të rënda.

Kjo bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëdhënie biznesi me kartele armike mes tyre, si Karteli i Sinaloas dhe CJNG, sepse kostoja e prishjes së marrëdhënies është më e lartë sesa tolerimi i mungesës së ekskluzivitetit.

Advertisement

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se, ndryshe nga Karteli i Sinaloas apo CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura: çdo klan familjar funksionon si një bandë më vete, me portofolin e vet të bizneseve. Ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë dhunshëm, shqiptarët rrallë përfshihen në konflikte të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë mes tyre dhe ndajnë fitimet.

Për këtë arsye nuk është aspak çudi që familja Hysa, e vendosur në Meksikë, dhe që qeveria amerikane e lidh me fraksionin Mayiza, të shërbejë si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe që, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, të ofrojë qasje në një katalog shumë të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet meksikane. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh marrëdhënia mes organizatave shqiptare dhe atyre meksikane është intensifikuar.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova19 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania8 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota19 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

rajoni8 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

Trending