ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 9 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 9 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 9 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 9 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri, pasojat e virusit dhe tërmetit, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së

albnews by albnews
30 November, 2020
in Albania, Technologji
0
Shqipëri, pasojat e virusit dhe tërmetit, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së

Down trend financial graph on nCov corona virus microscope image ,concept of economic crisis effect by covid -19 .3d illustration

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi ka miratuar së fundmi, në parim, projektbuxhetin e vitit 2021, një dokument që merr rëndësi të veçantë, për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe më pas kriza e paprecedentë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, e kanë dëmtuar ekonominë. Për më tepër, pasiguritë janë shtuar ndjeshëm për shkak të valës së dytë të Covid-19, që po rezulton edhe më e ashpër se e para.

RelatedPosts

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet: Nuk duhej të dërgohej atje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Eksportuesit po dëmtohen për shkak të rënies së porosive, por edhe në tregun e brendshëm, ndonëse qeveria po i reziston një mbylljeje të fortë siç po ndodh në shumë vende të Europës, konsumi është frenuar dhe shumë sektorë po përballen me vështirësi.

Në këto kushte, eficienca e buxhetit është parësore, teksa shteti ka në dorë instrumentin më të fuqishëm, jo vetëm për të mbështetur ekonominë, por edhe për ta nxitur atë në afatin e shkurtër e të gjatë.

Por, buxheti, i cili në morinë e ngjarjeve që po ndodhin, kaloi pa shumë zhurmë e bujë, në fakt duket se është më shumë elektoral, sesa i përqendruar në nevojat emergjente dhe ato në afat të mesëm (për të mos folur për atë afatgjatë):

– Së pari, ai është tepër optimist. Siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, të ardhurat parashikohen më të larta përtej realitetit. Kjo mundëson, në kahun tjetër, që të planifikohen më shumë shpenzime dhe të hapen fronte pune. Sidomos në një vit elektoral, qeveria, siç ka ndodhur rëndom çdo katër vjet, do të jetë e prirë të kryejë sa më shumë shpenzime të dukshme, që ndoshta nuk janë dhe aq të domosdoshme në këto kohë të vështira.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e monitorimit të buxhetit, gjeti që detyrimet e prapambetura kanë arritur tashmë në mbi 70 miliardë lekë, po aq sa ishin në vitin e ndërrimit të pushtetit në 2013-n.

Me rregullat e buxhetit që vijojnë e thyhen (siç po ndodh aktualisht, kur në fund të vitit po prokurohen projekte të mëdha, edhe pse në kundërshtim me vetë rregullat që ka vendosur buxheti me qëllim moskrijimin e detyrimeve të prapambetura), ky nivel pritet të rritet më tej në 2020-n.

-Mungesa e transparencës për rindërtimin është një tjetër element. Buxheti parashikon një fond për rindërtimin prej 28 miliardë lekësh (rreth 230 milionë euro), por në tabelat dhe relacionin e tij nuk është bërë asnjë parashikim i detajuar, për mënyrën se si do të shpenzohen fondet. Mungesa e transparencës dhe mundësia e abuzimit me fondet ka qenë një shqetësim i ngritur që në javët e para, pasi ndodhi kjo fatkeqësi natyrore.

-Pasi i përgjysmoi pagesat për koncesionet/projektet e Partneritetit Publik- Privat (PPP) këtë vit, në projektbuxhetin e vitit 2021, fondi në dispozicion për 13 kontrata koncesionare aktive, sipas parashikimeve në relacionin e projektbuxhetit 2021 është 14.5 miliardë lekë (gati 120 mln euro), me rritje 42% në krahasim me 2020-n.

Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se në pjesën më të madhe, në këto kontrata, risku financiar është marrë përsipër nga shteti (vlera e disa prej tyre vijon të rritet çdo vit), ndërsa raporti kosto-përfitime nuk po anon aspak nga taksapaguesit.

Me të ardhmen e pasigurt, që e bën të vështirë realizimin e planit të të ardhurave optimiste të planifikuara në 2021, rrezikohet që të arrihet kufiri prej 5% i pagesave koncesionare mbi të hyrat tatimore faktike të vitit paraardhës, duke vënë në lëvizje mekanizimin që kërkon korrektim në kahun e arkëtimeve (p.sh., rritje taksash).

Paradoksi tjetër është që angazhimi kontraktual me koncesionet i lë më pak hapësirë buxhetit që të përdorë paratë e taksapaguesve në emergjencën e krijuar nga Covid-19. Ironikisht, fondet e parashikuara në buxhet për përballimin e pandemisë janë po rreth 14.2 miliardë lekë (7.2 miliardë lekë për shëndetësinë, 4.5 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe 2.5 miliardë lekë për rritjen e asistencës dhe papunësisë).

Por, mina me sahat mbetet borxhi publik. Ndërsa është e pranueshme që ai u rrit këtë vit (zyrtarisht ka arritur në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto) për përballimin e pasojave të tërmetit dhe emergjencës, shqetësimi mbetet tek eficenca e përdorimit të tij dhe mbi të gjitha, te borxhi i fshehur.

Duke përfshirë dhe detyrimet e prapambetura dhe detyrimet jashtë bilanci të PPP-ve, borxhi real pritet të kalojë 90% të PBB-së, duke arritur në nivele të paqëndrueshme, duke u kthyer në një rrezik edhe më të madh se pandemia, në momentin që kjo e fundit, me shpresë, do të mbarojë dhe vendi do të përqendrohet te rimëkëmbja, shkruan Monitor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result