Bill Gates bën një tjetër parashikim: Gjashtë vaksina do dalin deri në pranverë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bill Gates bën një tjetër parashikim: Gjashtë vaksina do dalin deri në pranverë 

Bill Gates ka parashikuar se do të ketë 6 vaksina të aprovuara dhe gati për shpërndarje deri në pranverën e 2021, shkruan Cnbc.

“Unë pres që do kemi 6 vaksina të miratuara deri në tremujorin e parë”- tha Gates në një event virtual të teknologjisë.

Përveç vaksinës së Pfizer me BioNTech, Gates tha se Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax, me shumë mundësi do të marrin autorizim në muajt e ardhshëm.

Britania u bë vendi i parë që i dha miratim kompanisë Pfize, ndërsa vaksinimi nisi ditën e sotme.

Edhe SHBA pritet të japë miratimin e vaksinës ditën e enjte. Gates përgëzoi organet rregullatore në vendet e zhvilluara për progresin e shpejtë, por shtoi se ka ende punë, përfshirë tek organizata e tij, për të siguruar shpërndarjen e barabartë tek të gjitha vendet.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” po bashkëpunon me institutin e Serumit në Indi, që është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, që të nisë shpërndarjen e vaksinës së AstraZeneca, Novavax dhe Johnson & Johnson. Të tre vaksinat kanë tenkologji tradicionale dhe mund të ruhen me më pak kosto se Pfizer dhe Moderna.

Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

Share This Article