Një Kompjuter i vjetër i lëvizshëm që mban gjashtë viruse informatike nga më të rrezikshmit dhe që simbolizon rreziqet e internetit, u shit në ankand për 1,345 milionë dollarë, njoftoi sot faqja e internetit e një artisti kinez që e kishte nxjerrë në ankand në Nju Jork.
Kompjuteri, një model “Netbook Samsung NC10” që daton në vitin 2008 dhe i pajisur me sistemin e shfrytëzimit “Windows XP SP3”, nuk ka asgjë të veçantë nëse nuk do të ishte për faktin se mban brenda viruset “ILOVEYOU” (2000), “MyDoom” (2004), “SoBig” (2003), “DarkTequila” (2013), “BlackEnergy” (2015) dhe “Wannacry” (2017).
Këto viruse kanë shkaktuar të paktën 95 miliardë dëme që prej dy dekadash, thekson Guo O Dong, krijuesi i kësaj vepre arti informatike, të quajtur “Qëndrueshmëria e Kaosit” (The persistence of Chaos)./ATSH/