14 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 873 raste të reja nga testimi i 2714 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 23 mijë e 609, nga 46 mijë të prekur deri tash.
Në Shqipëri, nga fillimi i pandemisë, si pasojë e virusit, kanë vdekur 965 persona.
Janë edhe 21 mijë e 487 raste aktive.