Vijon në ditën e pestë protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.
Tashmë protestuesit janë duke u drejtuar tek Kryeministria. Ndërsa marshojnë, ata dëgjohen që të thërrasin “Rama ik!”, “Të largohet Ardi Veliu” dhe “Poshtë komunizmi!”.
Disa prej tyre janë parë teksa dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Numri i efektivëve të policisë në terren duket të jetë më i ulët krahasuar me ditët e kaluara, të cilët kanë ndërhyrë duke hedhur gazlotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve.
Nën thirrjet “poshtë dikatura”, “Rama ik”, ata u ulën për një çast në rrugë në shenjë simbolike kundër arrestime të Policisë së Shtetit.