• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Biden: Demokracia u vu në provë, por qëndroi e fortë

Biden: Demokracia u vu në provë, por qëndroi e fortë

by albnews
15 December, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të hënën mbrëma se “vullneti i popullit fitoi,” ndërkohë që pak orë më parë elektorët në mbarë vendin kishin konfirmuar fitoren e tij në zgjedhjet e muajit të kaluar me 306 vota elektorale, kundrejt 232 të Presidentit Donald Trump.

Në një fjalim të mbajtur në Uilmington të shtetit Delauer, ai tha se demokracia “u vu në provë dhe u kërcënua, por rezultoi e qëndrueshme, e vërtetë dhe e fortë.”

“Sundimi i ligjit, Kushtetuta jonë dhe vullneti i popullit fituan,” tha Presidenti i zgjedhur.

Biden u kërkoi amerikanëve ta hidhnin vështrimin përtej fushatës së zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të mos pranuar humbjen.

“Nëse dikush nuk e dinte më parë, tani ne e dimë. Ajo që rreh thellë në zemrat e popullit amerikan është demokracia… Është e drejta për t’u dëgjuar. Që vota juaj të numërohet. Që ju të zgjidhni udhëheqësit e këtij vendi. Që të qeverisni veten,” tha Biden.

Duke iu referuar përpjekjeve të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes sfidave ligjore që janë refuzuar nga gjykatësit në të gjithë spektrin politik, përfshirë Gjykatën e Lartë,Biden argumentoi se sistemi qeverisës i Amerikës mbetet i paprekur.

“Në Amerikë, politikanët nuk e marrin pushtetin, është populli që ua jep atyre”, tha ai. “Flaka e demokracisë është ndezur në këtë vend shumë kohë më parë. Dhe tani ne e dimë se asgjë, madje as një pandemi, apo një abuzim i pushtetit, nuk mund ta shuajë atë flakë,” tha Biden.

Në fjalimin e tij, Presidenti i zgjedhur tha se fitoi me të njëjtën diferencë votash elektorale si edhe Trump në vitin 2016, duke shtuar se kjo ishte “një fitore e qartë” si atëherë ashtu edhe tani.

Ai vuri në dukje pjesëmarrjen rekord të zgjedhësve në votime dhe tha se kjo pjesëmarrje “duhet të festohet dhe jo të sulmohet”.

Ai u zotua se do të jetë “një president për të gjithë amerikanët.”

“Do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan, sa edhe për ata që më votuan,” tha Biden.

Trump, me sfida të reja ligjore

Presidenti Trump, ende këmbëngul në mënyrë të pasaktë, se ai ka fituar në zgjedhjet e muajit të kaluar.

“Kjo çështje nuk është mbyllur”, tha Trump për televizionin Fox News në një intervistë të dielën në mëngjes, megjithëse dhjetra padi lidhur me pretendimet e tij se po i mohohet padrejtësisht një mandat i dytë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.

“Ne vazhdojmë përpjekjet. Kemi çështje të shumta në shkallë lokale. Ne fituam në Pensilvani. Fituam në Miçigan. Fituam në Xhorxhia me diferencë të madhe”, tha ai.

Pas humbjes së dhjetra sfidave ligjore në nivel shtetëror dhe federal, Presidenti Trump pritet të ngrejë padi gjyqësore të reja këtë javë. Avokati i tij Rudy Giuliani thotë se pret që të ngrihen pesë procese gjyqësore në nivel shtetesh.

Ndërkohë, senatori republikan Ron Johnson i shtetit Uiskonsin pritet të mbajë të mërkurën një seancë mbi parregullsitë në zgjedhje.

Ai ka ngritur pyetje se përse Kongresi nuk ishte informuar për faktin që taksat e djalit të Biden, Hunter, ishin nën hetim federal gjatë gjyqit të presidentit Trump në përpjeket e demokratëve për shkarkimin e tij./VOA/

Previous Post

Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022

Next Post

Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë

albnews

albnews

Related Posts

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme
Bota

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

23 August, 2025
Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin
Bota

Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

23 August, 2025
Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria: Të tërhiqen urgjent nga tregu
Bota

Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria: Të tërhiqen urgjent nga tregu

23 August, 2025
Next Post
Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë

Varianti i ri i koronavirusit prek Anglinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

23 August, 2025
Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

Koreja e Jugut hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut e kaluan kufirin

23 August, 2025
Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

23 August, 2025
Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja partitë të bien dakord për disa çështje

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5794 shares
    Share 2318 Tweet 1449
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2855 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2080 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM