Policia e ishujve Marshall ka gjetur sasinë më të madhe të drogës, të braktisur në një varkë.
Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Amerika Latine nëpërmjet oqeanit Paqësor, ku ka udhëtuar për muaj të tërë në det.
Sasia prej 649 kg kokainë është vlerësuar me një çmim prej 80 milionë dollarë.
Autoritetet e kanë cilësuar këtë sasi të konsiderueshme droge, si rekordin më të madh të vendosur ndonjëherë në ishull.
Varka prej 5.5 metrash u gjet nga një rezident lokal në plazhin Ailuk. Banorët u munduan ta lëviznin barkën, por pa rezultat për shkak të peshës së madhe të saj.
Droga ishte e fshehur në brendi të motorrit të varkës, ndërkohë që policia e ishujve Marshall tha se varka mund të ishte braktisur një vit më parë.