Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se krimet e luftës në Kosovë, të të gjitha profileve ushtarake e politike të UÇK-së, janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore dhe tani, në fund, sërish edhe nga e Gjykata Speciale.
“Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre”, shkruan Cakaj në Facebook.
Sipas ministrit Cakaj, për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e saj në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare.
“Historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush”, vijon Cakaj.
Në fund, Cakaj thekson se Kosova do ketë gjithmonë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në këto rrethana jo të lehta.
Tags
OraOra Newshttps://tv.oranews.tv/oranews.html
Albana Bajraktari befason me talentin si soprano, një arritje e Puccini-t për herë të parë në Why Not
“Golden Foot Award”, Ronaldo fiton çmimin special
Motër dhe vëlla humbin jetën nga Covid-19 një javë larg nga njëri-tjetri
“Skënderbeu më dërgoi një mesazh”, Rama i jep pasaportën në Krujë këngëtares me famë botërore
SHBA, fillon shpërndarja e vaksinës Moderna
Ndarja nga jeta e ish-deputetit, mesazhi i Metës: Humbje e madhe
Sondazhi
Nëse qeveria e siguron, do ta bëni vaksinën anti-Covid?
- Po
- Jo
- Nuk e di
ME TE LEXUARAT
1. E rëndë/ Babai vret me thikë dy fëmijët, më pas edhe veten2. VIDEO/ “Vaksinim në sytë e mediave” infermieri vaksinohet me shiringë bosh3. I biri 7-vjeçar vret babain polic, banakieri për Ora News: Na ra të fiktë4. Përgjaket bilardoja në kryeqytet, efektivi i FNSH-së vritet aksidentalisht nga i biri 7 vjeçar5. Italia redukton afatin për nënshtetësinë