BQK: Kosova ka pësuar rënien më të madhe ekonomike në 20 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë konferencës së fundvitit ka dhënë lajme të këqija për vendin.

Mehmeti tha se ekonomia e Kosovës pritet të bie deri në 7.2%, që siç tha, është rënia më të madhe në 20 vitet e fundit.

“Masat e ndërmarra ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejt në ekonomi dhe sipas parashikimeve ekonomia e Kosovës pritet që të shënoj një rënie prej 7.2% që paraqet rënien më të madhe në 20 vitet e fundit”, tha ai.

Ai përmendi edhe disa nga shkaqet për këtë rënie drastike të ekonomisë.

“Pavarësisht se edhe ata u ballafaquan me pandeminë, vlera e remitencave ka arritur në mbi 796 milionë euro. Ndikim të rënies ekonomike shkaktuan edhe masat e mbylljes së kufijve me vendet e tjera deri në shtator shpenzimet e jo residentëve në Kosovë ishin 470 milionë euro. Në këtë kohë të vështirë për ekonominë vlera e remitencave ishte mbi 796 milionë euro. Me rënie u karakterizua edhe importi i shërbimeve duke shënuar rënie prej 44.7%, vlera e përgjithshme e eksportit ishte 1.1 miliard. Një rritje prej 22,4% kanë pasur edhe llogaritë që kanë qasje në E-Banking”, tha Mehmeti.

Share This Article