Babë e bir mbahen peng nga piratët në Nigeri, kush janë shqiptarët nga Shkodra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy personat që shfaqen në foton e mëposhtme janë Ndoj dhe Mark Shytani, dy marinarët shqiptarë që janë marrë peng nga piratët në Nigeri. Dy shqiptarët janë babë e bir të moshës 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra dhe jetojnë në Tiranë.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në rrjetet e tyre sociale, 55-vjeçari është i rezervuar në publikimet e tij, ndërsa i biri është i apasionuar mbas liqenit të Shkodrës, ku edhe ka shkrepur shumë poza. 

Ndërkohë të dy janë marrë peng e piratëve prej më shumë se një jave, ndërsa kërkohen para për t’i lënë të lirë. Sipas Kapitenerisë së Durrësit, Shqipëria nuk ndërhyn dot për lirimin e tyre, dhe gjithçka varet tek Kameruni (flamurit e të cilit mbante anija) dhe Bullgaria, vend ku ishte blerë mjeti lundrues. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga pronari shqiptar i mjetit,  Nikolin Gjergji.

Share This Article