Lutja e Papa Françeskut për Krishtlindje: Të gjithë të kenë akses për vaksinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku ka mbajtur lutjet ‘Urbi et Orbi’ në Vatikan në ditën e Krishtlindjes. Papa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim nga bashkësia ndërkombëtare që të garantojnë shpërnadrjen e vaksinës si shpëtim për të gjithë.

Ai deklaroi se përballë pandemisë që nuk ka kufij, qeveritë e vendeve duhet të punojnë që të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vaksinën që të gjithë ta kenë atë.

Papa vazhdimisht ka kritikuar ashpër nacionalizmin për vaksinën.

“U bëftë që biri i Zotit të ripërtërijë në drejtuesit politikë dhe qeveritarë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të sigurohen aksesi në vaksina dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë”, tha Papa.

Share This Article