“Princi Harry dhe Meghan Markle braktisin rrjetet sociale për shkak të gjuhës së urrejtjes”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas gazetës Times, një burim i afërt me çiftin ka thënë që shanset që nipi i mbretëreshës Elizabeta dhe bashkëshortja e tij të kthehen në rrjetet sociale janë “shumë të ulëta”

Princi Harry, Duka i Sussex-it, dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan Markle, janë larguar nga rrjetet sociale për shkak të gjuhës së urrejtjes, raportoi media britanike.

Sipas gazetës Times, një burim i afërt me çiftin ka thënë që shanset që nipi i mbretëreshës Elizabeta II dhe bashkëshortja e tij të kthehen në rrjetet sociale janë “shumë të ulëta”.

Siç raportohet, çifti gjithashtu nuk ka plane të përdorë rrjetet sociale për Fondacionin Archewell.

Gazeta britanike shkroi se Princi Harry dhe gruaja e tij janë të zhgënjyer për shkak të “urrejtjes” që kanë hasur në platformat e rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook.

Çifti, i cili braktisi detyrat mbretërore vitin e kaluar, u pa për herë të fundit duke postuar në llogarinë e tyre “sussexroyal” në Instagram më 30 mars.

Vlen të përmendet se lajmi erdhi pasi Twitter dhe Facebook mbyllën ose pezulluan për kohë të pacaktuar llogaritë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në një intervistë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Markle kishte deklaruar se ajo ishte personi më i shënjestruar në botë në vitin 2019 dhe se sulmet ndaj saj ishin “të padurueshme”.

Ndërkaq, Princi Harry më herët kishte theksuar se rrjetet sociale ndihmuan në krijimin e një “krize urrejtjeje, krize shëndetësore dhe krize të së vërtetës”.

Markle, vajza e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, është përballur me shprehje raciste në rrjetet sociale.

Share This Article