• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kongresi amerikan miraton pakon e rimëkëmbjes ekonomike prej 892 miliardë dollarësh

Republikanë mbështesin ngritjen e akuzave kundër presidentit Trump

by albnews
13 January, 2021
in Bota
0
3
VIEWS

Republikanë me peshë në Kongres po shprehin mbështetje për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump.

Gazeta New York Times njofton se udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell u tha ndihmësve të tij se beson që Presidenti Trump ka kryer akte që meritojnë ngritjen e akuzave. Gazeta citon individë të afërt me të.

Ndërkaq tre ligjvënës republikanë kanë bashkuar zërat me kolegët demokratë duke deklaruar se do të votojnë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump.

Liz Cheney, republikanja e tretë më e rëndësisishme në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën përmes një deklarate se “Do të votoj për të ngritur akuza për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump”. Zonja Cheney nënvizon në deklaratë se presidenti “mblodhi turmën dhe ndezi flakën e sulmit” ndaj Kapitolit më 6 janar.

Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, kryeson Konferencën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, struktura që zgjedh udhëheqësit republikanë në këtë dhomë.

Më herët të martën, ligjvënësi John Katko ishte shprehur se do të votonte për ngritjen e akuzave kundër presidentit për sulmin ndaj Kapitolit, duke u bërë republikani i parë që u bashkohej kolegëve demokratë në përpjekjet për të larguar presidentin nga posti.

Nënpresidenti Mike Pence përjashtoi mundësinë e përdorimit të Amendamentit të 25-të për heqjen e Presidentit Donald Trump nga detyra, më pak se një javë pasi Presidenti nxiti protestën e dhunshme në Kapitol.

Në një letër të martën vonë drejtuar Kryetares së Dhomës së Pëfaqësuesve Nancy Pelosi, Nënpresidenti Pence tha se “ky mekanizëm (Amandamenti i 25) nuk duhet të përdoret”.

Nënpresidenit Pence inkurajoi Kongresin që të shmang veprimet që mund të çojnë në “përçarjen dhe ndezjen e mëtejshme të pasioneve të momentit” dhe të përqëndrohet në realizimin e një tranzicioni të qetë të pushtetit në administratën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan e kontrolluar nga demokratët votoi të martën mbi një rezolutë për t’i kërkuar Nënpresidentit Mike Pence dhe anëtarëve të Kabinetit të Presidentit Donald Trump të përdorin autoritetin e tyre kushtetues për ta shkarkuar Trump nga detyra.

“Presidenti përbën një kërcënim urgjent ndaj Kushtetutës, vendit dhe popullit amerikan dhe ai duhet të hiqet menjëherë nga detyra,” tha Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi të hënën.

Presidenti Trump dhe nënpresidenti Pence u takuan të hënën vonë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që kur protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se të dy ata “rikonfirmuan se ata që shkelën ligjin dhe sulmuan Kapitolin javën e kaluar nuk përfaqësojnë lëvizjen ‘Amerika para së gjithash’ të mbështetur nga 75 milionë Amerikanë dhe u zotuan të vazhdojnë punën në emër të vendit deri në fund të mandatit të tyre.

Pence shkaktoi zemërimin e presidentit Trump, kur refuzoi përpjekjet e presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, ku Trump humbi ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris.

Udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuseve pritet që të mërkur të votojnë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit, të cilat pritet të votohen të mërkurën.

Edhe pse mandati katërvjeçar i Trump përfundon në mesditën e 20 janarit, në rezolutën prej katër faqesh me akuzat për shkarkimin e tij, thuhet se ai ka “demonstruar se do të vazhdojë të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën, nëse lejohet të qëndrojë në detyrë dhe ka vepruar në një mënyrë tepër të papajtueshme me vetëqeverisjen dhe shtetin e së drejtës. “

Akuza me katër faqe përmend pretendimet e pabazuara të Trump se ai u privua nga një mandat të dytë katër vjeçar për shkak të parregullsive të votimit dhe të numërimit të votave, presionin e tij ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për t’i “gjetur” atij më shumë se 11,000 vota për të kapërcyer epërsinë ndaj Biden në këtë shtet dhe deklaratat e tij në një tubim të mërkurën e kaluar, ku u bëri thirrje mijëra mbështetësve të marshonin drejt Kapitolit për të bërë presion ndaj ligjvënësve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

218 demokratë e kanë nënshkruar rezolutën, duke siguruar shumicën në dhomën prej 435 anëtarësh.

Por është e paqartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do ta dërgojnë menjëherë rezolutën në Senat i cili në një proces shkarkimi luan roli e gjykatës që merr vendimin nëse Trump do të dënohet dhe do të hiqet nga detyra, duke pasur parasysh se mandati i tij mbaron javën e ardhshme.

Presidenti i zgjedhur Biden tha se ai shpreson që Senati të mund të zhvillojë njëkohësisht një gjyq ndaj Trump dhe të konfirmojë emërimet për Kabinetin e tij, pasi ai të marrë detyrën, si edhe të miratojë më shumë ndihmë për ekonominë amerikane të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ai tha të hënën lidhur me protestuesit, “se është shumë e rëndësishme që të ketë një përpjekje serioze në vënien para përgjegjësisë të atyre njerëzve që u përfshinë në dhunë dhe shkaktuan dëme të mëdha, duke kërcënuar jetë dhe duke shkatërruar prona publike”.

Biden u tha gjithashtu gazetarëve se “nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë,” duke iu referuar ceremonisë së betimit të javës së ardhshme, e cila tradicionalisht zhvillohet në anën perëndimore të Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, e cila u sulmua gjatë akteve të dhunshme.

Edhe nëse një vendim i Senatit për fajësimin e Presidentit Trump jepet pasi të ketë përfunduar mandati i tij, kjo mund të nënkuptonte se ai nuk do të lejohen të mbante më një post në qeverinë federale./voa/

Previous Post

United merr kreun e Premier Ligës

Next Post

Dhunën në Capitol, 170 persona mund të përballen me akuza kriminale

albnews

albnews

Related Posts

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes
Bota

Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes

4 July, 2025
Next Post
Dhunën në Capitol, 170 persona mund të përballen me akuza kriminale

Dhunën në Capitol, 170 persona mund të përballen me akuza kriminale

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM