Patozi i përgjigjet Metës: Freno veten kur të flasësh për Bindjen Demokratike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratave të Presideniti Ilir mMeta se kjo parti ishte regjistruar  në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore.

Patozi thotë se Presidenti duhet të dëgjojë institucionet shtetërore dhe jo opinionet e partive politike për njëra-tjetrën, ndaj  i kërkon ta frenojë veten kur të flasë herë tjetër për Bindjen Demokratike.

Patozi thekson se Bindja Demokratike nuk ka asnjë përgjegjësi për krizën politike ku është zhytur Shqipëria për shkak të partive të vjetra.

“Ndërkohë që vetë Presidenti i Republikës, si funksion dhe si personazh politik, është produkti më sinjifikativ i pazareve të pista midis tyre” përfundon Patozi.

Share This Article