Trumpi mund të dënohet me burgim nga shteti i Georgias

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas rrezikut për hetime në Senat, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, muajin e ardhshëm mund të përballet me një problem të ri ligjor rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Demokrati i vetëm në bordin shtetëror të zgjedhjeve në Georgia, David Worley, po planifikon që muajin e ardhshëm të nisë një mocion që i bën thirrje prokurorit të përgjithshëm shtetëror, Chris Carr, që të fillojë hetime kriminale kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të përpjekjeve të tij që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Georgia.

Mocioni, të cilin demokrati Worley po planifikon ta paraqesë më 10 shkurt, gjithashtu do të bënte thirrje për hetime nga prokurorja e rajonit Fulton, Fani Ëillis, e cila ka thënë se do ta zbatojë ligjin në lidhje me thirrjet e Trumpit për ta zhbërë rezultatin e zgjedhjeve, shkruan Reuters.

Propozimi i zyrtarit për zgjedhje erdhi pas thirrjeve të tjera për hetimin e një telefonate që Trumpi ia kishte bërë sekretarit të Shtetit në Georgia, Brad Raffensperger, për t’i bërë trysni që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve duke u thirrur në pretendimet e rreme për manipulime në zgjedhje.

Në telefonatën e zhvilluar më 2 janar, Trumpi e nxiti sekretarin Raffensperger, që gjithashtu vjen nga Partia Republikane, që të gjejë vota të mjaftueshme për ta zhbërë humbjen e tij në Georgia. Trumpi kishte bërë një telefonatë tjetër në dhjetor, kësaj radhe me hetuesin kryesor të zgjedhjeve në Georgia.

Ekspertët ligorë thanë se telefonatat e Trumpit mund të kenë shkelur së paku tri ligje shtetërore në Georgia: ligjin për konspiracion për të bërë mashtrim në zgjedhje, ligjin për lehtësimin kriminal që të kryhet mashtrim në zgjedhje dhe ligjin për ndërhyrje të qëllimshme në performancën e detyrave në zgjedhje. Këto shkelje dënohen me gjobë në të holla ose burgim.

Në transkriptin e bisedës në telefon mes Trumpit dhe sekretarit Raffensperger tregohet se ish-presidenti ka thënë: “Gjithçka që dua të bëj është kjo: unë vetëm dua t’i gjej 11.780 vota”, që ishte numri i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet në Georgia.

Share This Article