Tre pacientë të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv dhe një mjek, kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në spitalin COVID në Ukrainë.
Autoritetet kanë deklaruar se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respiratorë, ndërsa të tjerët kanë arritur që të shpëtohen.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.