Në zonën në largësi prej 30 miljeve në veriperëndim të Khoms-it, Libi, janë shpëtuar 121 migrantë ndërsa në mesin e tyre 19 gra dhe dy fëmijë
Organizata joqeveritare franceze “SOS Mediterranee” njoftoi se anija “Ocean Viking” në Detin Mesdhe ka shpëtuar 121 migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e “SOS Mediterranee” të lëshuar në Twitter thuhet se në zonën në largësi prej 30 miljeve në veriperëndim të Khoms-it, Libi, janë shpëtuar 121 migrantë ndërsa në mesin e tyre 19 gra dhe dy fëmijë.
Më tej thuhet se varka në të cilën ndodheshin migrantët ishte në rrezik për t’u fundosur.
Profili “Alarm Phone” i cili publikon informacione mbi lëvizjen e migrantëve tha se ata kishin marrë një thirrje emergjente për ndihmë për të shpëtuar 110 migrantë në ujërat libiane.
Mediat italiane raportojnë se më shumë se 200 migrantë mbërritën në ishullin Lampedusa, i cili është territori më i afërt italian me Afrikën.