Është ndarë nga jeta shqiptari ortodoks nga Beliçica e Rekës së Epër z.Branisllav Sinadinovski.
Z.Sinadinovski ishte një intelektual i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar në Maqedoni. Me daljen në skenë të Branko Manojlovskit shqiptarit ortodoks nga Kiçinica e Rekës së Epër i cili pas Josif Bagerit është shqiptari i parë ortodoks i Rekës që theu tabunë duke pranuar përkatësinë e tijë shqiptare.
Veprimtaria e tij në lidhje me ndriçimin e të vërtetës rreth shqiptarëve ortodoks në Maqedoni nuk ishte pa pasoja për atë dhe familjen e tijë, përveç sulmeve mediatike dhe verbale ai në disa raste u sulmua edhe fizikisht.
Tentativa e fundit e tijë ishte themelimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Maqedoni dhe mbajtja e meshës në gjuhën shqipe. Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit shqiptar ortodoks të Rekës.